Veseli asist në goleadën ndaj Çezenës, Bari i Migjen Bashës ngjitet në krye (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 17:07

Veseli asist në goleadën ndaj Çezenës, Bari i Migjen Bashës ngjitet në krye (Video)

U luajtën ditën e sotme takimet e vlefshme për javën e 15-të të Serisë B, ku aktivizohen disa prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi Frederik Veseli ishte protagonist në fitoren e sotme 5-3 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Çezenës.

Empoli Veseli

24-vjeçari asistoi në goli i tretë i shënuar nga Kaputo. Shqiptari është kthyer në një lider te skuadra e Empolit duke qënë një titullar i padiskutuar në çdo ndeshje.

Një fitore e artë në transfertë për Barin e Migjen Bashës. Skuadra bardhëkuqe mposhti Novarën me rezultatin 1-2, duke marrë kreun. Shqiptari e nisi ndeshjen si titullar ndërkohë u zëvendësua në minutën e 71-të.

Basha

Mesfushori tjetër shqiptar, Emanuele Ndoji, i cili është pjesë e skuadrës së Breshias nuk u aktivizua asnjë minutë në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj Spezias. Ndoji qëndroi për 90-minuta në stol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"