Vesel Limaj: Shiriti i kapitenit nuk më ndryshon, me Tiranën do jetë e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2020 | 12:05

Vesel Limaj: Shiriti i kapitenit nuk më ndryshon, me Tiranën do jetë e vështirë

Vesel Limaj do të jetë kapiteni i Kukësit në sezonin e ri, pas largimeve të shumta nga skuadra verilindore. Futbollisti është vendosur përkrahë trajnerit Gega ditë e sotme në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së parë në kampionat, ndaj Tiranës. Limaj është shprehur se pavarësisht mungesave të bardhebluve, përsëri do të jetë një ndeshje e vështirë.

limaj

“Tirana? E dimë çfarë në pret nesër. Ndonëse Tirana do të ketë mungesa, përsëri do të jetë një ndeshje e vështirë. Kanë cilësi në skuadër, lojtarët që vijnë nga stoli janë shumë të mirë.

Ndihem njësoj si vjet. Si kapiten është diçka e re për mua, por përsëri nuk ka ndryshim te unë. Normalisht që përgjegjësia është më e madhe, por nuk besoj se e fus veten në presion. Të gjithë janë larguar dhe nga formacioni jam vetëm unë me Xhikën, por besoj se jemi përshtatur mirë dhe kjo është kryesorja. Për mua të gjitha skuadrat janë të forta. Laçi dhe Teuta kanë bërë përforcime të mira, por të gjitha ndeshjet do të jenë të forta dhe të shohim.”, u shpreh Limaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"