Verstapen në histori, fiton sprintin e parë kualifikues të Formula 1 në pistën e Silverston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2021 | 19:26

Verstapen në histori, fiton sprintin e parë kualifikues të Formula 1 në pistën e Silverston

Bota e garave të Formula 1 ka njohur sot për herë të parë sprintet kualifikuese, mini-garën e cila ka dekretuar vendet në vijnë e nisjes për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në pistën e Silverston. Një sprint i cili ka parë përsëri fitues Maks Verstapen, i cili kësisoj i rrëmbeu pole-position Luis Hemilton e njëkohësisht siguroi pikë për Botërorin.

wwwwwww

Me rregulloren e re të kësaj minigare, pilotët niseshin duke ruajtur renditjen e kohëve më të mira të provave të lira. Por Verstapen u tregua i aftë që në startin e garës prej 30 minutash, në total 17 xhiro, që t’i rrëmbente Hemilton vendin e parë dhe më pas të krijonte një distancë të vogël sigurie duke e mbrojtur deri në fund atë.

Pas kësaj dyshe u rendit Valteri Botas, i cili nisi me një strategji me goma të ndryshmë, por nuk mundi të rivaliyonte asnjëherë për kreun. Por gjithsesi ai la pas Leklerk i cili bëri mirë në këtë sprint duke qëndruar para Norris e Riçiardo, të cilët u vonuan nga Alonso.

I humburi i madh i minigarës së sotme është Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull, pasi piloti meksikan goli nga pista pas një incidenti dhe kështu do të jetë i detyruar të nisë garën e nesërme nga vendi i fundit.

Falë fitores së sotme, përveç vendit të parë në vijën e nisjes, Verstapen siguroi 3 pikë për renditjen e Botërorit për Pilotë, ndërsa Hemilton 2 e Botas 1 të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"