Verstapen “mbret” në shtëpinë e tij, fiton çmimin e madh të Holandës dhe lë pas Hamiltonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 16:48

Verstapen “mbret” në shtëpinë e tij, fiton çmimin e madh të Holandës dhe lë pas Hamiltonin

Maks Verstapen arriti të triumfonte në çmimin e madh të Holandës duke thyer konkurrencën e dyshes së Mercedesit Hamilton-Botas.

bandicam 2021-09-05 16-37-39-015

Piloti holandez arriti një fitore spektakolare para syve të tifozëve të tij duke e nisur nga vend i parë garën për ta mbyllur po në atë vend. Vetëm vendi i dytë për Hamilton i cili dhe pse u mundua gjatë gjithë garës ta parakalonte, u la në hije nga performance e rivalit të tij.

Në vendin e tretë u rendit Botas, duke konfirmuar një garë të mirë për Mercedesin e cila arrin podiumin me dy nga pilotët e saj. Garë e mirë dhe për Piere Gasli, i cili u rendit në vendin e katërt duke lënë prapa Leklerk me “Ferrarin”.

Dhe për Fernando Alonson ishte një garë e mirë duke u renditur në vendin e gjashtë, ndërsa të shtatin e zuri Karlo Sainz me Ferrarin. Top 10-shja u mbyll nga Serxho Perez, Esteban Okon dhe Lando Norris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"