Vërshëllimi i himnit, shpërthejnë tifozët francezë: Shqiptarët meritojnë të ndëshkohen, urojmë të keni krizë ekonomike…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 0:12

Vërshëllimi i himnit, shpërthejnë tifozët francezë: Shqiptarët meritojnë të ndëshkohen, urojmë të keni krizë ekonomike…

Vërshëllimi i himnit, shpërthejnë tifozët francezë: Shqiptarët meritojnë të ndëshkohen, urojmë të keni krizë ekonomike…

bandicam 2019-11-17 22-42-04-741

Shqipëria u përball me Francën në stadiumin “Air Albania” në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit, ku kampionët e botës e mbyllën grupin në vendin e parë.

Në momentin e ekzekutimit të himneve, tifozët shqiptarë nuk kanë nguruar ta vërshëllejnë himnin e “gjelave”, kjo për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar në sfidën e parë, ku organizatorët e ndeshjes ngatërruan himnin shqiptar!

Tl13r2sQ

Gjithsesi gjesti i sotëm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët francezë të cilët kanë shpërthyer në rrjetin social “Twitter” dhe kërkojnë ndëshkimin e shqiptarëve nga UEFA.

“FIFA duhet të veprojë dhe t’i ndëshkoje! Shumë turp! Është ofenduar një histori, një trashëgimi, një komb”, shkruan një tifoz francez.

 

Madje ka nga ata që nuk i kursejë mallkimet: “Urojmw që të ketë një krizë ekonomike në vendin tuaj të varfër”, shkruan dikush tjetër.

tWITTER fRANCEZET

6665 HIMNI I FRANCEZ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"