Vërshëllimat në “Air Albania”, Sisoko: Turp, por pas himnit në Francë pritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 14:55

Vërshëllimat në “Air Albania”, Sisoko: Turp, por pas himnit në Francë pritej

Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar. Sigurisht, ndjesia e ngatërrimit të himnit të Shqipërisë në “Stade De France” ka krijuar edhe irritimin e shqiptarëve në përballjen e fundit në grup.

Sisoko

Për këtë, Sisoko nuk ka ngurruar ta quajë turp, edhe pse është po ai vetë që jep argumentet pse pritej diçka e tillë. “Është e turpshme që të vërshëllehet himni në atë mënyrë.

Megjithatë, pas asaj që ndodhi në Francë, teksa himni i Shqipërisë u ngatërrua me një tjetër, e prisnim që të ndodhte. U bë një ndeshje e vështirë, por ia dolëm që të merrnim fitoren”, ka deklaruar Musa Sisoko për mediat franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"