Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 14:50

Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Nuk ka paqe mes Xhanluixhi Donarumës dhe tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë nuk ia kanë falur transferimin në Paris në merkaton e verës numrit 21 të portës së Italisë dhe kanë shfrytëzuar rikthimin e tij në Milano, me fanellën “Axurre”, për të shfryrë ndaj tij. As lutjet e vetë portierit dy ditë përpara sfidës nuk kanë pasur efekt. Banderola ofenduese, pankarta kundër tij dhe simfoni vërshëllimash janë adresuar pa limite ndaj Xhixhos.

16335578024873

Sinjalet ishin dhënë që në vigjilje të ndeshjes, kur tifozët e Milanit patën vendosur një banderolë gjigande përpara hotelit ku qëndronte kombëtarja italiane me mbishkrimin: “Nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Milano. Donaruma, burrë m..”. Xhixho në fakt ishte munduar të qetësonte situatën, teksa në një intervistë para ndeshjes nënvizonte se do të ndihej i zhgënjyer nëse do ta ofendonin në Milano. Apeli i tij nuk ia ka vlejtur aspak, pasi kontestimet ndaj tij janë transferuar në “San Siro”. Në një nga hyrjet e stadiumit të Milanos, mediat kanë fokusuar një tjetër pankartë kundër Xhixhos.

“Mysafir i padëshiruar”. Por çfarë është më e keqja, figura e tij u poshtërua jo vetëm gjatë 90 minutave, në çdo moment që ai prekte topin, por vërshëllimat dhe ofendimet nisën që në momentin që tabela elektronike nxori pamjen e tij, por edhe gjatë nxehmjes koret ishin të pafundme. E gjithë kjo ndikoi psikolgjikisht edhe gjatë lojës, ku në një moment ai pa një top të lehtë t’i rrëshqiste nga duart, teksa shtylla dhe më pas spastrimi i Bonuçit e shpëtuan nga një gol flagrant.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"