Verrati përjashton Di Biaxhon: Ja kë dua trajner të Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 12:42

Verrati përjashton Di Biaxhon: Ja kë dua trajner të Italisë

Di Biaxho është trajner i përkohshëm i Italisë. Federata Italiane e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri pas dështimit për të shkuar në Kupën e Botës.

Inter-provon-p--r-Verratti-n-_TS_18-07-17_5903053246_

Verrati ka dhënë preferencën e tij, megjithëse në Itali ka zëra se një kandidaturë është edhe vetë Di Biaxho. “ Po të ishte në dorën time do të zgjidhja padyshim Ançelotin. Ai më ka ndihmuar shumë. Kam debutuar në Ligën e Kampionëve dhe mbetet një figurë e rëndësishme për mua. Të shohim kush do të jete trajneri por unë e thashë preferencën time” , shprehet mesfushori i PSG. Një kandidaturë potente e ditëve të fundit  është edhe ajo e Mançinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"