Verrati: Ikardi ka gola në venat e tij, Seria A po përmirësohet. Mesi tek Inter? Thashetheme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 14:53

Verrati: Ikardi ka gola në venat e tij, Seria A po përmirësohet. Mesi tek Inter? Thashetheme

Mesfushori i PSG-së, Marko Verrati thotë për ish-kapitenin e Interit, Mauro Ikardin që ai ka gola në venat e tij dhe shprehet i lumtur të shikojë se Seria A po tërheq lojtarë kampiona. Verrati ka qenë dhe është një pjesëtar i rëndësishëm në skuadrën franceze.

Verrati PSG

Së fundmi mefushori italian ka folur për “Tuttosport” ku ka prekur tema si ish-kapitenin e Interit Mauro Ikardin, Serinë A dhe mundësinë e kalimit të Mesit tek Interi. “Ikardi është një lojtar i rëndësishëm edhe kur nuk shënon gola. Ai krijon hapësira për Nejmarin dhe Mbapenë. Falë të kaluarës së tij në Itali, Ikardi ka një taktikë mjaft të mirë dhe ndihmon shumë në fazën mbrojtëse. Ai ka gola në venat e tij”. Më pas Verrati u ndal edhe tek rivaliteti i Serisë A këtë sezon. “Është e vështirë të krahasosh sezonet. Nuk kam dyshime për rritjen e Interit. Kudo ku shkel Konte ka përmirësim. Lacio luftoi për titull edhe Atalanta është përmirësuar shumë pas pandemisë”.

Zërat për një transferim të Mesit tek Interi i quan thjesht thashetheme. “Për mua janë thjesht thashetheme, por është një provë që Seria po tërheq sërish lojtarë kampiona. Nuk është koiçidencë që lojtarë si Ronaldo, Luaku, Riberi apo edhe i riu De Ligt kanë zgjedhur Serinë A”, përfundoi Marko Verrati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"