Verona pësoi tre gola nga Roma, Rrahmani bën paraqitje dinjitoze. Ja si vlerësohet mbrojtësi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 8:50

Verona pësoi tre gola nga Roma, Rrahmani bën paraqitje dinjitoze. Ja si vlerësohet mbrojtësi shqiptar

Verona u mund mbrëmjen e djeshme nga Roma, me rezultatin 1-3. Skuadra ku luajnë Kumbulla dhe Rrahmani, nuk ka mundur dot të ndal, verdhekuqtë që dolën me tre pikët nga një transfertë e vështirë.

RRAHMANI

Edhe pse Verona pësoi tre gola, Rrahmani është vlerësuar me notën 6, nga “Tuttomercato.web”.

“Tenton me një goditje nga larg dhe mban Veronën përpara pas barazimit 1-1”, shkruan kjo media për lojtarin e përfaqësueses kosovare.

Rrahmani është në një formë shumë të mirë së fundmi dhe këtë e tregojnë paraqitjet e tij dinjitoze. Napolit i ka rënë në sy qëndërmbrojtësi dhe së fundmi ka shfaqur interes për të, siç raportojnë në Itali.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"