Verona ndali Udinezen në transfertë, ja si vlerësohen Kumbulla dhe Rrahmani nga media italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:34

FB Kombetarja Kosova & Rajoni Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Legjionaret

Verona ndali Udinezen në transfertë, ja si vlerësohen Kumbulla dhe Rrahmani nga media italiane

Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit është duke kaluar një moment fantastik në Serinë A. Skuadra ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, ka ndalur në transfertë, Udinezen, në një sfidë që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Kumbulla-Rrahmani-e1576232510252-780x439

Me pikën e marrë sot në transfertë, Verona ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, duke u konfirmuar kështu si skuadra surprizë e Serisë A. Verdhezinjtë momentalisht mbajnë vendin e 6-të me 4 pikë më pak se Roma e vendit të 5-të

Vlen për t’u theksuar se si Kumbulla ashtu dhe Rrahmani zhvilluan një ndeshje pozitive, ditën e sotme duke mos lejuar kundërshtarët që të gjenin rrugën e rrjetës.

“Calciomercato.com”, e ka vlerësuar Kumbullën me notën 6.5, ndërsa Rrahmanin me notën 6.

“20-vjeçari vazhdon të mahnisë, me një tjetër performancë bindëse. I maturuar”, shkruan kjo media për Kumbullën.

Ndërsa për Rrahmanin, shkruan: “Lazanja është qartësisht më i shpejtë se ai, por mbrojtësi kosovar është i mirë për ta mbajtur larg, duke mos e lënë të ikë”.

 

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com