Verner zbulon gjithçka: Interi më kontaktoi, por ja pse zgjodha Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 20:03

Verner zbulon gjithçka: Interi më kontaktoi, por ja pse zgjodha Çelsin

Timo Verner është një futbollist i ri i Çelsit dhe, me sa duket, nuk ka ndërmend që të luajë as pjesën tjetër të Champions-it me Lajpcigun, por do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së re në Londër. Gjithsesi, teksa është intervistuar nga uebsajti gjerman “SportBuzzer”, 24-vjeçari tregon arsyet që e shtynë drejt skuadrës së Frenk Lampardit, por edhe interesimin e shumë klubeve të tjera për të.timo-werner-chelsea-rb-leipzig

“Është e vërtetë që shumë klube të rëndësishme do të kishin dashur që t’u bashkohesha atyre, por ishte paketa totale që më ofroi Çelsi, ajo që mendova se ishte më e rëndësishme dhe më e mirë për mua. Çelsi është skuadra më e mirë për të vazhduar karrierën time, ndonëse kishte oferta interesante edhe nga skuadra të tjera angleze apo edhe Interi.

Gjithsesi, kush mendon se zgjodha të luaja në Londër për paratë (do të fitojë 190 mijë euro në javë), atëherë gabohet rëndë, sepse përndryshe kisha mundësi të pranoja edhe një ofertë nga Kina, ku më besoni se milionat në tavolinë ishin më shumë se çfarë ta mendoni. Çelsi kërkon që të kthehet të luftojë për trofe dhe unë nuk jam penduar që e zgjodha”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"