Verner: Synimi im është të arrij nivelin e Salah dhe Manes, vendosa të shkoj tek Çelsi pasi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 13:28

Verner: Synimi im është të arrij nivelin e Salah dhe Manes, vendosa të shkoj tek Çelsi pasi…

Lojtari më i ri i Çelsit, Timo Verner ka shpjeguar se pse refuzoi Liverpulin dhe tregon se synon të arrijë nivelin e Salah dhe Manes. Londinezët shpenzuan 54 milionë euro për të marrë sulmuesin nga Lajpcigu.

Verner

Së fundmi, Verner ka dhënë një intervistë për “BILD”. “Mendoj se Jurgen Klop është një nga trajnerët më të mirë në botë. Sigurisht kur ai të kërkon në skuadër, ti duhet të jesh krenar. Në muajt e fundit, disa klube të tjera u interesuan për mua. Në fund vendosa të shkoj tek Çelsi, pasi besoj se është lëvizja më e mirë për mua. Nuk jam penduar për vendimin dhe as nuk do pendohem në të ardhmen. Duhej të merrja vendimin më të mirë për veten. Tek Çelsi e pashë që do luaja titullar. Me këtë projekt unë mund të rritem akoma më shumë.

Është një mundësi që Salah dhe Mane kanë 4 vite që e përjetojnë tek Liverpuli. Synimi im është të arrij në nivelet e atyre lojtarëve. Këtë mundësi e kam tek Çelsi”, përfundoi Verner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"