Verilindorët përfitojnë mbi një milion euro nga shitjet e lojtarëve, ja strategjia e re e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 8:22

Verilindorët përfitojnë mbi një milion euro nga shitjet e lojtarëve, ja strategjia e re e Kukësit

Ekipi që vitet e fundit ka filluar ta shohë si një mënyrë përfitimi shitjen e lojtarëve është edhe Kukësi, edhe pse normalisht shifrat që arkëtohen nuk janë brenda pritshmërive. Të paktën, në klub po përpiqen që të firmosin me kontrata sa më afatgjata për të mos i lënë lojtarët që në fund të sezonit të largohen të lirë.

kukesi

Rasti më i fundit, ku pretendohet për të përfituar është ai i brazilianit Vitor Feizhao, edhe pse ende nuk ka shifra zyrtare.

Verilindorët pritet ta japin huazim për 50 mijë euro me të drejtë blerjeje në fund të sezonit te skuadra e Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi, me lojtarin që ka dalë edhe në stërvitje me këtë ekip. Mirëpo, braziliani është i fundit i një liste të shkurtër që Kukësi ka shitur brenda dhe jashtë vendit.

PËRFITIMET – Nga një përllogaritje që “Panorama Sport” u ka bërë shifrave zyrtare të shitjeve të lojtarëve të Kukësit deri më tani, pa Feizhaon, verilindorët kanë përfituar në total 1 milion e 10 mijë euro.

Shitja më e shtrenjtë ka qenë ajo e Sidrit Gurit te belgët e Ostendes në sezonin 2018-2019 për shifrën rekord të 710 mijë eurove.

Shitja tjetër më e shtrenjtë ishte ajo e sezonit të kaluar dhe bëhet fjalë për nigerianin Patrik Eze, i cili shkoi në Arabi te skuadra e Al Ahlit për shifrën e 150 mijë eurove.

Lista e sulmuesve pasohet nga futbollisti i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili për shifrën e 100 mijë eurove la Kukësinpër t’u transferuar te kroatët eSplitit në sezonin 2014-2015.

Këto ishin tre lojtarët e shitur jashtë vendit që kanë sjellë edhepërfitimet më të mëdha, ndërsaveçohen edhe dy lëvizje brendakampionatit shqiptar, ajo e Gledi Micit dhe Aldo Teqjas te Skënderbeu, respektivisht për 30 dhe 20mijë euro në sezonin 2016-2017.

Në total, këta lojtarë kanë sjellënë arkat e klubit të Kukësit 1milion e 10 mijë euro, ku pritent’u bashkohen edhe 50 mijë eurot e Vitor Feizhaos.

shitjet

GROPA FINANCIARE – Dy sezonet e fundit Kukësi ka pësuarhumbje të mëdha sa i përket anësfinanciare, ku nuk ka arritur dotqë të mbulojë shpenzimet e vetasezonale, për shkak të mospjesëmarrjes në Europë.

Duke iu druajtur një situate të tillë, verilindorët filluan disa sezone më parëtë ndiqnin politikën e kontratavemë shumë se njëvjeçare, meshpresën që ndonjë element cilësor mund të shitej jashtë vendit.

Megjithatë, me shifrat që përfliten, është ende shumë larg pritshmërive, sepse kostot e një sezoni kapin vlerën e afro 1 milioneurove.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"