Verë ndryshe për madrilenët / Kurtua tatuazh dedikuar Champions-it, Vinicius merret me bamirësi (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 17:18

Verë ndryshe për madrilenët / Kurtua tatuazh dedikuar Champions-it, Vinicius merret me bamirësi (FOTO)

Vinicius ishte heroi i Realit të Madridit në finalen e Ligës së Kampioneve më 28 maj në Paris kundër Liverpulit. Falë golit të tij “Los Blancos” arritën të fitonin për herë të 14-të trofeun më të rëndësishëm në nivel klubesh në Europë. Por nëse braziliani shënoi golin e fitores, portieri Tibo Kurtua nuk ishte më pak i rëndësishëm. Me pritjet e tij ndaj Mane e Salah ai mbajti të paprekur portën e Realit, duke garantuar suksesin e Madridit.

Collage Maker-27-Jun-2022-05.15-PM

Të dy lojtarët kanë qenë protagonistë edhe në këto ditë pushimesh, secili me mënyrën e tij.

TATUAZHI I KURTUASË – Por e nisim nga Kurtua. Portieri belg ka qenë një nga shtyllat e suksesit të Realit të Ançelotit. Pikërisht me “Los Blancos” ai ka festuar dhe trofeun e vetëm të rëndësishëm që i mungonte, Ligën e Kampioneve. Ndaj, ai nuk ka humbur shansin për ta përjetësuar këtë trofe në lëkurën e tij. Numri një i portës së Realit ka postuar në profilin e tij në “Instagram” tatuazhin më të fundit në trup ku shfaqen kupa e kampioneve dhe viti 2022 së bashku me inicialet e tij “TC1” (Tibo Kurtua numri një).

kurtua

VINICIUS PËR BAMIRËSI – Heroi tjetër i finales, Vinicius Zhunior, ka organizuar një mbrëmje gala ku ka ftuar shumë prej miqve të tij te Reali dhe kombëtarja e Brazilit. Ai ka mbledhur rreth 120 mijë euro për fondacionin që mban emrin e tij me qëllim ndihmën për fëmijët në disa shkolla në Brazil.

0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"