Verdiktet e javës së fundit të La Ligës/ Skuadra e Ronaldo Fenomenit bie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 23:59

Verdiktet e javës së fundit të La Ligës/ Skuadra e Ronaldo Fenomenit bie nga kategoria

La Liga uli siparin mbrëmjen e sotme, ku u mësuan të gjitha verdiktet e këtij sezonit. Me Barcelonën kampione prej javësh dhe Realin, Atletikon dhe Real Sosiedadin që do të shkojnë në Champions, e gjithë lufta në këtë javë të fundit ishte te zona Europiane dhe mbijetesa.

FqdugjjWAAENNed

Vijareali dhe Betis arritën të siguronin dy bileta në Ligën e Europës, ndërkohë që Osasuna u rendit në vendin e shtatë duke shkuar në Ligën e Konferencës. Një vend në Champions nga fitimi i Ligës së Europës siguroi edhe Sevija.  

Ndërkohë për sa i përket fundit të tabelës, Real Vajadolid do të shoqërojë Elçen dhe Espanjolin në ligën e dytë spanjolle edicionin e ardhshëm. Skuadra e cila ka si presidentin Ronaldo Fenomenin rikthehet në nivelin e dytë të futbollit spanjoll pas barazimit pa gola me Getafe. Ndaj një kundërshtari direkt Vajadolidi nuk arriti dot që të shënonte, duke rënë një kategori më poshtë. 

REZULTATET E JAVËS SË FUNDIT: 

REZULTATET

RENDITJA PËRFUNDIMTARE:

Renditja rezultatet

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"