Verdiktet dhe finalet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë/ Faza “Play-Off” dhe “Play-Out”, ja sfidat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 11:19

Verdiktet dhe finalet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë/ Faza “Play-Off” dhe “Play-Out”, ja sfidat e ditës së sotme

* Bylisi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2021-2022 dhe bashkë me Erzenin u ngjitën direkt në Superiore, ndërsa Butrinti, Vora, Maliqi dhe Shkumbini zbritën në Kategorinë e Dytë.

pjimage (1)

* Luzi 2008 dhe Flamurtari u ngjitën direkt në Kategorinë e Parë si kryesues të grupeve A dhe B në Kategorinë e Dytë. Flamurtari u shpall kampion i kësaj kategorie për sezonin 2021-2022.

FAZA “PLAY OFF”

Sot (14 maj)

KORABI-TOMORI 16:00 (në stadiumin “Korabi”, Peshkopi)

APOLONIA-TËRBUNI 16:00 (në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier)

* Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e ekipit të renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm, pikërisht në Peshkopi dhe Fier. Në rast barazimi pas 90 minutave të kohës së rregullt, skuadra e renditur më mirë kualifikohet në ndeshjen finale të “play off”, që do të zhvillohet sërish me një takim në një stadium të përcaktuar nga FSHF. Më pas, fituesi i finales “play off” të Kategorisë së Parë do të luajë me skuadrën e vendit të tetë në Superiore. Ndeshja zhvillohet në fushën e këtij të fundit.

* FAZA “PLAY OUT”

Sot (14 maj)

POGRADECI-ORIKU 15:00 (në stadiumin “Shkumbini”, Peqin)

TURBINA-DEVOLLI 15:00 (në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës)

* Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fusha asnjanëse. Ekipet fituese do të luajnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2022-2023, ndërsa humbësit në të Dytën.

* NDESHJA SHTESË

Sot (14 maj)

GRAMOZI-DELVINA 15:00 (në stadiumin “Roza Haxhiu”, Lushnjë)

* Ekipi fitues do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë në sezonin 2022-2023, ndërsa humbësi do të luajë në Kategorinë e Tretë.

* Klosi, Internacionali, Përmeti dhe Këlcyra janë rrëzuar direkt në Kategorinë e Tretë pas përfundimit të kampionatit.

* Klubet që siguruan ngjitjen direkte nga Kategoria e Tretë në të Dytën janë AF Elbasani dhe Valbona e Tropojës.

* Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka përjashtuar për pesë sezone radhazi klubet e Bulqizës, Gramshit dhe Internacionalit për shkak të trukimit të ndeshjeve në javët 20 dhe 21 të kampionatit të Kategorisë së Dytë në Grupin A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"