Ventura: Shqipëria nuk do të na lërë 1 minutë rehat. Basha? Herët e vonë do ta kap

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2017 | 20:25

Ventura: Shqipëria nuk do të na lërë 1 minutë rehat. Basha? Herët e vonë do ta kap

Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, pret një duel shumë të vështirë përballë Shqipërisë dhe është i ndërgjegjshëm që ajo e nesërmja do të jetë një nga ndeshjet më delikate të edicionit. Në konferencën për shtyp, ai foli edhe për diskutimet rreth De Biazit në pankinën e Italisë si dhe bëri humor me faktin që Migjen Basha i kishte zbuluar sekretet e lojës së tij.

ventura

Për lojën në mbrojtje të Shqipërisë

“Mendoj se do të luajë kështu, pavarësisht deklaratave në vigjilje. Mendoj se për atë që përfaqëson kjo ndeshje për Xhanin, nuk do të ketë as një minutë të lehtë. Ndaj e përsërit, nëse do të arrijmë fitoren, do të ishte një hap gjigand. Është një ndeshje jashtëzakonisht delikate, uroj që paraqitja jonë ta bëjë të jetë e rëndësishme”.

Për sfidën kundër De Biazit që ishte kandidat për kombëtaren italiane

“Kur them ndeshje e veçantë, i referohem faktit që Shqipëria mund të hyjë në histori, pjesa tjetër janë llafe kot”.

Për praninë e shumtë të shqiptarëve në tribunë

“Padyshim që do të ketë, kam shumë miq shqiptarë të cilët më dërgojnë mesazhe, me shkruajnë ‘po vijmë’. Isha në tribuna në Xhenova për Itali-Shqipëri dhe ishin tre të katërtat të mbushura me shqiptarë”.

Për Bashën që i ka treguar sekretet De Biazit

“Bëtë mirë që ma thatë, tani do ta ketë të vështirë të qarkullojë në Bari (shën.: qyteti ku jeton Ventura), herët e vonë do ta kap”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"