Ventura shprehet i bindur: Respekt për Suedinë, por në Rusi shkojmë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 19:30

Ventura shprehet i bindur: Respekt për Suedinë, por në Rusi shkojmë ne

Në një intervistë pas shortit të hedhur për fazën “play-off”, trajneri i kombëtares italiane, Xhan Piero Ventura, u shpreh i bindur se Italia e tij do të presë biletën për në Rusi 2018.

Ventura

“Suedia meriton respektin maksimal, pasi është një kundërshtare e fortë. Ka mundur Francën, dhe në renditje la pas Holandën. Ndeshjet e nëntorit do t’i përgatisim me shumë besim. Nuk e mendoj se nuk do të jemi pjesë e Botërorit. Bashkë edhe me dashurinë e tifozëve, do të shkojmë të gjithë për në Rusi” – deklaroi tekniku 69-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"