Ventura: “Play off”-in e menduam që kur ramë në grup me Spanjën, nesër ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 14:43

Ventura: “Play off”-in e menduam që kur ramë në grup me Spanjën, nesër ia dalim

Trajneri i Italisë, Xhan Piero Ventura, ka dalë sot në konferencë për shtyp në kuadër të takimit të kthimit ndaj Suedisë, që do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro”.

ventura bufon

“Ndryshe nga takimi në Suedi, do të ndryshojmë diçka dhe shpresoj që t’ia dalim e të marrim rezultat. Nuk ka nevojë për panik, sepse që kur u hodh shorti dhe ramë në një grup me Spanjën, e menduam që mund të ishim edhe në ‘play off’, kështu që nuk është diçka e papritur. Tani duhet të përqendrohemi dhe të bëjmë maksimumin për të përmbysur rezultatin.

Pas ndeshjes thjesht thashë që gjykimi mund të kishte qenë më korrekt, por ne jemi Italia dhe duhet ta meritojmë në fushën e lojës kualifikimin. Unë i dëgjoj të gjithë, por në fund vendos vetë dhe jam i bindur që nesër do të marrim rezultatin që duam. Për këtë nevojitet, zemër, zgjuarsi taktike dhe shpejtësi”, u shpreh Ventura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"