Ventura nuk jep dorëheqjen: Jam në futboll prej vitesh, duhet pranuar kjo që ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 9:54

Ventura nuk jep dorëheqjen: Jam në futboll prej vitesh, duhet pranuar kjo që ndodhi

Trajneri i Italisë, Xhan Piero Ventura, ka dalë në konferencë për shtyp pas mesnatës duke folur për mbetjen jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018”.

ventura

“Nuk kam dhënë dorëheqje, nuk kam biseduar ende me presidentin. Ju kërkoj falje sepse u vonova, por isha në dhomat e zhveshjes për të përshëndetur të gjithë futbollistët. Kur merret një rezultat, i merituar apo i pamerituar, sigurisht që fajtori është trajneri. Nga ana sportive, është një rezultat shumë i rëndë.

Megjithatë unë jam në futboll prej vitesh dhe duhet pranuar kjo që ndodhi. Jam krenar që kam qenë pjesë e kombëtares dhe që kam punuar me shumë kampionë të mëdhenj, dhe të tjerë që do të bëhen të tillë. Falënderoj publikon e ‘San Siros’ sepse e kuptova edhe njëherë sot se çdo të thotë të drejtosh kombëtaren”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"