Ventura: Mund të kishim shënuar edhe 3-4 gola, vetëm Spanja dhe Gjermania janë ekipe të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 23:51

Ventura: Mund të kishim shënuar edhe 3-4 gola, vetëm Spanja dhe Gjermania janë ekipe të sigurta

Trajneri i Italisë, Xhan Piero Ventura, foli në mikrofonin e RTSH-së për sfidën e sotme ndaj Shqipërisë. Italiani tregoi se ishte një ndeshje ku skuadra e ti e arriti ritmin pak nga pak dhe mund të kishte shënuar edhe 3-4 gola të tjerë.

Ventura

E vështirë- “Mund të them që ishte ndërhyrje e problemeve. Kemi bërë një vit të mirë me disa fitore. Kemi përballur një ekip shumë të fortë dhe ajo humbje me Spanjën na ka sjellë mungesë durimi. Ndeshjet e tjera, nuk i realizuam si një vit më parë. Ishte një ndeshje që e arritëm ritmin pak nga pak.

Në 30 minutat e fundit mund të shënonim edhe tre katër gola. Shqipëria ka vrapuar shumë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Kemi bërë tre gabime banale. Duke kaluar koha, fituam metra dhe u bëmë padronë të fushës. Ishte diçka e mirë për ne që administruam dhe paraqitje pozitive e skuadrës. Dua ta komplimentoj Panuçin për punën, sepse Shqipëria e di se çfarë duhet të bëjë. Uroj që Panuçi të ndjekë rrugën e De Biazit dhe të bëjë të njëjtën punë të mirë si ai.

Diferenca mes Italisë dhe Shqipërisë – “Sot mesatarisht midis skuadrave, nuk u vunë re. Nuk ka më siguri kudër askujt. Vetëm Spanja dhe Gjermani janë ekipe të sigurta në Europë, por të tjerat duhet të luajnë dhe duan diçka që të bëhen si ato.

Mungon diferenca mes ekipeve të tjera. Ishte ndeshje e nevojshme për ne në mënyrë që të arrijmë atje ku duam. Pamë disa gjëra që peshojnë për ne dhe që duhet të dimë se çfarë na duhet në të ardhmen.

Shorti – “Nëse dija përgjigjet do të isha i pasur. Do të shohim shortin, por për momentin kemi disa emergjenca që shpresoj ti rifitojmë këtë muaj. Nëse ja dalim t’i kemi, nuk është problem me askënd. Botërori është i lidhur me faktin se nëse luan mirë do të shkosh në Botëror, nëse jo nuk shkon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"