Ventura: Itali-Shqipëri është ndeshja më e vështirë e këtyre dy viteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2016 | 12:56

Ventura: Itali-Shqipëri është ndeshja më e vështirë e këtyre dy viteve

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Xhampiero Ventura, ka qënë ditën e sotme për një vizitë në Palermo, qyteti ku do të zhvillohet ndeshja e 24 marsit për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”mes axurrëve dhe kombëtares shqiptare të drejtuar nga De Biazi. Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit të Palermos, ai e cilësoi ndeshjen Itali-Shqipëri si ndeshjen më të vështirë të të gjithë edicionit kualifikues.

ventura

“Uroj që faktori fushë të ndjehet në këtë stadium. Sa herë që kam luajtur në Palermo si kundërshtar më ka bërë gjithmonë përshtypje ngrohtësia e publikut në stadium. Do të ishte shumë  bukur nëse Palermo do na jepte një dorë në këtë drejtim. Kjo do të jetë ndeshja më e vështirë e të gjithë grupit. Nëse nuk mundim Shqipërinë, atëherë bëhet e vështirë të shpresojmë të kalojmë grupin në vendin e parë.

Në këtë pikë, një fitore në Spanjë nuk do të na shërbente më. Itali-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e këtyre dy viteve. E zhvillojmë në Palermo sepse Palermo ka treguar gjithmonë dashuri të madhë ndaj kombëtares. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një ogur i mirë edhe për klubin që nuk po kalon një periudhë edhe aq të lehtë dhe po ndjek mbijetesën”, tha Ventura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"