Venger zbulon prapaskenat: Ronaldo dhe Mesi ishin një hap larg Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 22:43

Venger zbulon prapaskenat: Ronaldo dhe Mesi ishin një hap larg Arsenalit

Imagjinojeni pak Arsenalin me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin? Nuk është një fantashkencë, por një skenar krejtësisht i mundshëm që mund të ishte bërë realitet. E zbulon Arsen Venger, trajneri legjendar i “topçinjve”, që largohet nga klubi që e drejtoi për 22 vite. Tekniku francez tregon se si dy superyjet mund të ishin transferuar tek Arsenali. Por portugezi firmosi për Sër Aleks Fergusonin në “Old Trafford” përpara se të shkonte në Madrid. Pavarësisht përpjekjeve të Vengerit, ai tha se e pati të pamundur t’i rrëmbente Mesin Barcelonës, ashtu siç bëri me Cesk Fabregasin, kur ishte ende pjesë e ekipeve zinxhir të La Masias.

Venger

“Lojtari më i njohur që më vjen ndërmend në këto momente që ne e humbëm është Ronaldo. Ai ishte këtu me nënën e tij dhe ne ishim shumë pranë. Por pastaj erdhi Mançester Junajtid dhe ata kishin Karlos Keirozin në atë kohë trajner. Junajtid luajti kundër Sportingut të Lisbonës dhe Ronaldo shkëlqeu, kështu që ata e transferuan. Kishim bërë një ofertë 4.5 milionë paund dhe ishim në bisedime. Devijd (Dain) u takua me menaxherin e tij Zhorge Mendez në Paris dhe ai përfaqësonte Sportingun. Ishim shumë afër.

Por Junajtid bëri një ofertë 12 milionë paund, të cilën ne nuk mund ta përballonim dot në atë kohë. Takova edhe prindërit e Fabregasit dhe në atë kohë ishim të interesuar edhe për Mesin dhe Pikenë gjithashtu. U përpoqëm për të tre, por sigurisht që nuk funksionoi për shkak të menaxherëve të tyre. Barcelona nuk donte ta humbte Mesin dhe pa dyshim që i bëri ofertën e duhur për ta mbajtur lojtarin në klub”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"