Venger shpjegon dështimin e Ozilit: Nuk luajti në liri të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 16:53

Venger shpjegon dështimin e Ozilit: Nuk luajti në liri të…

Venger është nga ata që e di mirë çfarë është në gjëndje të bëj Mesut Ozil në fushë. Francezi, i larguar këtë fundsezon nga Arsenal e ka marrë në mbrojtje yllin turko-gjerman.

ozil

Kur e ndoqa duke luajtur, e ndjeja që kishte situata në lojë ku ai mund të kishte luajtur përpara, të bënte progres apo të bënte lojë më vertikale”, tha Venger për “beIN Sports”. “Por ai luajti me gjërat e sigurta. Po mendoja me vete ky nuk është Ozili i vërtetë që njoh, ai që mund të vrasë me një pasim.

father-of-mesut-ozil-thinks-scapegoat-should-quit-germany

Ai luajti mirë, por nuk luajti me liri të plotë dhe luajti me frena dore në këtë Botëror për Gjermaninë.Ai dhe Gyndogan vuajtën atë që ndodhi para Botërorit pasi për ta ka pasur polemika në Gjermaai. Ozili është një lojtar që ka nevojë për mbështetje, nuk ka nevojë për polemika” shpjegoi ish-trajneri Arsenalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"