Venger: Njerzit duan të më vendosin me shpatulla pas murit, unë nuk ndalem me kaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 15:02

Venger: Njerzit duan të më vendosin me shpatulla pas murit, unë nuk ndalem me kaq

Ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger duket se nuk do ta lërë absolutisht me kaq karrierën e tij në futboll. Tekniku francez është në kërkim të një skuadre dhe kjo mund të ndodh që në janar. Ndërsa në lidhje me kritikat që kanë qënë në drejtim të tij duke e cilësuar si të mbaruar ai ka thënë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Venger

“Më mungon trajnimi dhe nuk dorëzohem, nuk e lë me kaq. Më mungon konkurrenca, stërvitja, emocionet, uljet dhe ngritjet e të gjitha këto japin emocione të mëdha, pasi e gjithë jeta ime, ka kaluar në këtë mënyrë duke u marrë me të tilla gjëra. Njerëzit gjithmonë mundohen të më vënë me shpatulla pas murit, thonë se duhet të tërhiqem, sepse nuk vlej më, por unë nuk mendoj kështu. Kur e ndjen se duhet të bësh diçka të dobishme, duhet ta bësh atë. Unë kam një përvojë 35-vjeçare dhe kam mësuar të ndaj me të tjerët gjërat që di. Kështu që nuk dua të largohem nga kjo botë pa u përpjekur t’u mësoj të tjerëve gjërat që di”, u shpreh Venger.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"