Vendoset për Ngoonë, operohet këtë javë. Ja sa mungon Muguna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 18:47

Vendoset për Ngoonë, operohet këtë javë. Ja sa mungon Muguna

Majkëll Ngoo do të operohet këtë javë. Pas konsultave të shumta, duket se është vendosur që ndërhyrja është e domosdoshme, ndaj nuk ka më vend që të shtyhet. Anglezi këto ditë pritet që të futet në sallë për të pastruar meniskun dhe rikuperimin do ta bëjë në kryeqytet. Shpresat e Ze Marias janë që ai të kthehet për 20 ditë pas “thikës”, megjithatë gjithçka varet nga vetë lojtari dhe sa do e përballojë operacionin.

Ngo

Të paktën 10 ditë mbetet jashtë edhe Kenet Muguna. Lojtari i ardhur me aq shumë “bujë” pësoi tërheqje muskulore dhe pasi u përcaktua diagnoza është parë e nevojshme që të stërvitet i diferencuar gjatë kësaj kohe. Thuajse gati janë Ilion Lika dhe Albi Doka. Përmirësimi vihet re ndjeshëm, megjithatë kjo javë do të jetë testi final për ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"