Vendosen datat dhe oraret e finaleve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ja kur do të luhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 10:41

Vendosen datat dhe oraret e finaleve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ja kur do të luhen

Do të luhen këtë javë finalet që do të shpallin skuadrat kampione në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Apolonia-Besa

Ditën e mërkurë, datë 22 korrik, ora 19:00 do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” sfida Kastrioti-Apolonia, që do të shpallë ekipin kampion në Kategorinë e Parë. Kastrioti vjen në këtë duel si fitues i Grupit A, ndërsa Apolonia e mbylli sezonin e rregullt në krye të Grupit B të kësaj kategorie.

Një ditë më vonë, më 23 korrik në ora 17:30 do të luhet finalja e Kategorise së Dytë, Vora-Tomorri.
Kjo sfidë, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të vërë përballë dy fituesit e grupeve A dhe B në këtë kategori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"