Vendos që të rikthehet në Gjermani, mbrojtësi shpall “divorcin” me ekipin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 14:36

Vendos që të rikthehet në Gjermani, mbrojtësi shpall “divorcin” me ekipin e Kategorisë së Parë

Pa u hapur ende mëkatoja, nisin largimet nga Lushnja. I pari “divorc” është ai i Marjus Korreshit, i rikthyer vetëm në verë te verdhejeshilët.

MARJUS KORRESHI

Qendërmbrojtësi është kthyer përfundimisht në Gjermani, atje ku jeton familja e tij. Edhe pse kontratat që aplikon klubi janë sezonale, drejtuesit nuk janë bërë pengesë. I kanë dhënë “lirinë”. Duhet thënë që 23- vjeçari ka marrë vetëm 215 minuta në këtë kampionat, nga 6 ndeshje në total.

DËMTIMET – Në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit, lushnjarët vijojnë të përgatiten në fushën sportive të Plugut. Skuadra po kryen një seancë në ditë dhe atë rreth mesditës.

Dje kanë marrë lajme të mira nga infermieria. Grupit i janë bashkuar 3 të dëmtuar.

Mbrojtësi Florian Daci, mesfushorët Ergys Alushi apo Damiano Arapi, si edhe sulmuesi Mal Mehmeti nisën që të marrin ngarkesë. Gjatë këtyre ditëve pritet edhe rikthimi i Ledion Ruços. 31-vjeçari ka një dëmtim që ka të bëjë me meniskun.

CANKA – Skuadra ndodhet e 12-ta, vend që të rrëzon në nivelin e tretë. Renditja e Lushnjës shqetëson këdo, por më shumë se këdo lojtarët vendës.

I tillë është rasti i Mikel Cankës, që mban edhe shiritin e kapitenit te verdhejeshilët. Pas përfundimit të seancës së djeshme stërvitore sulmuesi për gazetën “Panorama Sport” flet për gjendjen ekipore, por edhe për veten.

“Skuadra vijon të jetë në stërvitje. Kërkohet impenjim maksimal nga të gjithë. Jemi në një situatë shumë të vështirë në tabelë. Jemi të vetëdijshëm për këtë.

Kemi kohë, për të përgatitur ndeshjet e mbetura të fazës së parë, duke filluar nga ndeshja e radhës me Dinamon. Kryesorja është të përgatitemi mirë dhe të tregojmë se jemi në gjendje të dalim nga kjo situatë.

Kemi përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar situatën. Edhe në aspektin personal më mungon një gol loje. Të tre golat që kam bërë deri tani i kam me penallti”, përfundoi 35-vjeçari.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"