Vendos goli i talentit të Vllaznisë, Shqipëria U-20 mposht në miqësore Azerbajxhanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 19:13

Vendos goli i talentit të Vllaznisë, Shqipëria U-20 mposht në miqësore Azerbajxhanin

Kombëtarja U-20 zhvilloi sot në Antalia miqësoren e parë ndaj 21-vjeçarëve të Azerbajxhanit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi arritën të triumfonin me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga talenti i Vllaznisë, Belajdi Pusi.

Kombetarja-U20-e-Shqiperise-ne-Turqi-ne-miqesoren-ndaj-Azerbajxhanit

Në këtë përballje, tekniku Bushi provoi shumë lojtarë të rinj, të cilët i kanë lënë përshtypje mjaft të mira trajnerit. Kombëtarja shqiptare e 20-vjeçarëve arriti të administrojë të gjithë lojën teksa mbrojti mjaft mirë avantazhin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"