Vendos goli i Pusit, Skënderbeu i tregon “dhëmbët” Bylisit në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 20:49

Vendos goli i Pusit, Skënderbeu i tregon “dhëmbët” Bylisit në miqësore

Skënderbeu ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Ishte sulmuesi shkodran Balajdi Pusi, ai i cili në minutën e 65-të, me golin e tij i dhuroi fitoren korçarëve në këtë përballje.

skenderbeu-bylis (1)

Vlen të theksohet fakti se të besuarit e Allmuçës zbritën në fushë edhe ditën e djeshme në përballjen ndaj Egnatias të zhvilluar në Peqin, ku u mposhtën me rezultatin 2-1. Ndryshe nga ajo sfidë, ku trajneri nuk preferoi të aktivizonte disa prej titullarëve, në sfidën e sotme, të dy skuadrat zbritën në fushë me 11-shen e tyre më të mirë.

FT: Bylisi – Skënderbeu 0-1

Golat: Pusi 65’  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"