Vendos goli i Obanor, Laçi thyen Egnatian e Maganit në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 18:15

Vendos goli i Obanor, Laçi thyen Egnatian e Maganit në miqësore

Laçi ka mposhtur Egnatian e Gugash Maganit, në miqësoren e zhvilluar në Durrës. Ishte goli i mbrojtësi Obanor në minutën e 28-të, ai që vendosi këtë test, që i ka shërbyer të dy trajnerëve, në prag të fillimit të sezonit të ri.

Egnatia-Laci

Goli u realizua në zhvillimet e një goditje këndi. Pas një rrëmuje brenda zone, ka qenë sulmuesi Nuabueze ai që ka tentuar, por fillimisht topi është grushtuar nga portieri i skuadrës rrogozhinase, duke u shndërruar në një asist për Obanor, i cili brenda zonës, nuk fali, duke përshëndetur rrjetën. Kujtojmë që si Egnatia ashtu edhe Laçi, do të synojnë objektiva madhorë këtë sezon, gjithmonë nëse futbolli nis të luhet…

MIQËSORE:

Egnatia – Laçi 0-1

Erhun Obanor 28’

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"