Vendos goli i Hebajt, Teuta triumfon në testin miqësor ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 18:17

Vendos goli i Hebajt, Teuta triumfon në testin miqësor ndaj Kastriotit

Teuta mposhti Kastriotin me rezultatin 1-0, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Ishte Rubin Hebaj, ai i cili me golin e realizuar në minutën e 17-të i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.

Teuta logo

Tekniku shkodran hodhi në fushë thuajse të gjithë formacionin titullar, ndërkohë që nga minuta e parë u aktivizuan të dy sulmuesit Hebaj dhe Krasniqi. Vlen të theksohet se titullar e nisi edhe mbrojtësi Pjeshka. Ndërkohë që afrimi më i fundit në merkato, Silvio Zogaj, u aktivizua nga stoli.

FT: TEUTA – KASTRIOTI 1-0

Hebaj 17′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"