Vendimtar edhe në gola te Milani, Menja çmim për “Asistin e vitit” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 10:45

Vendimtar edhe në gola te Milani, Menja çmim për “Asistin e vitit” (VIDEO)

Pas titullit, elementë të Milanit vijojnë të vlerësohen me çmime individuale. Së fundmi ka qenë radha e Majk Menjasë, pasimi i të cilit është cilësuar si “Asisti më i mirë”.

FWG3kl6WAAIIIUh

Francezi, gjatë një ndeshjeje ndaj Sampdorias, pasoi nga rreth 60 metra për Leaon i cili dribloi dhe shënoi. Një lëvizje e planifikuar në detajet më të vogla siç do ta pranonin pas ndeshjes protagonistët.

Menja u ble për 14 milionë euro nga Lila me detyrën e rëndë për të zëvendësuar Donarumën.

Ai nuk e ndjeu peshën e përgjegjësisë dhe jo vetëm që e fshiu italianin nga memoriet milaniste, por mori përsipër të mbante portën të paprekur për 17 ndeshje. Falë tij, drejtuesit kanë mësuar shumë dhe po mundohen të imitojnë lëvizjen duke afruar Renato Sançesin apo edhe Sharl de Keteleren.

Duke qëndruar te Menja, ai i habiti të gjithë me personalitetin e shfaqur.

Jo vetëm teknikë, por edhe lidership në shërbim të kauzës. Në skuadër është nga më të respektuarit, teksa përvoja milaniste po i shërben për të ulur në pankinën e Francës Hugo Lorisin që prej vitesh mbron portën e “Gjelave”.

Sigurisht, hapat hidhen me radhë, por, me sa duket, Majku magjik e ka nisur mirë dhe sivjet synon të replikojë arritjet e sezonit të tij të parë me fanellën e “Djallit”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"