Vendimi zyrtar i UEFA-s, kombëtarja ballkanase merr tri pikët në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 23:48

Vendimi zyrtar i UEFA-s, kombëtarja ballkanase merr tri pikët në tavolinë

UEFA ka vendosur se Rumania ka fituar 3-0 në tavolinë ndaj Norvegjisë.

Norway Romania Nations League

Kombëtarja rumune ka fituar tri pikëshin në tavolinë pasi, skuadra norvegjeze nuk ka mundur dot të udhëtojë për arsye të udhëzimit të Autoritetit Sanitar pasi mbrojtësi Elabdellaui rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ndeshja ishte e planifikuar të luhej për Ligën e Kombeve ditët e fundit, dhe tani Federata Norvegjeze e Futbollit ka 5 ditë për ta apeluar.

Ka të ngjarë që i njëjti vendim do të mbërrijë edhe për Zvicër-Ukrainë, edhe pse nëse në atë rast të përzgjedhurit e Shevçenkos nuk u paraqitën në fushë për shkak të Autoriteteve Shëndetësore zvicerane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"