Vendimi surprizë/ Qyteti i Këlnit njofton se nuk do të transmetojë Kupën e Botës, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 20:50

Vendimi surprizë/ Qyteti i Këlnit njofton se nuk do të transmetojë Kupën e Botës, ja arsyeja

Për shkak të shkeljeve të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vendin pritës dhe mijëra punëtorëve që vdiqën gjatë punimeve të ndërtimit të stadiumit, të gjitha lokalet do të bojkotojnë turneun më të madh të futbollit në botë.

boteror

Qyteti i Këlnit ka njoftuar gjithashtu se nuk do të presë asnjë shikim publik. Në vend të kësaj, nga 19 nëntori deri më 16 dhjetor, do të shfaqen takimet nga Botërorët e kaluara. Në programin e tyre bëjnë pjesë duele të paharrueshme nga kombëtarja, si finalja e vitit 1990 midis Holandës dhe Gjermanisë, gjysmëfinalja epike e vitit 2014 midis Brazilit dhe “Pancerave”.

E gjithë situata e ndërtuar vjen nga mosrespektimi i të drejtave të njeriut nga vendi organizator, e cila vjen edhe nga nxitja e vendimit me ndikimin eKatarit, që FIFA ndëshkon deri në përjashtim nga turneu çdokapiten, që do të mbante shiritin “Një dashuri” (One Love). Mbetetë shikohet nëse kësaj nisme do t’i bashkohet ndonjë qytet tjetër gjerman apo nuk do të ketë ndikim në të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"