Skënderbeu pa tifozë edhe ndaj Vllaznisë ose… të shlyejë gjobën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2016 | 19:01

Skënderbeu pa tifozë edhe ndaj Vllaznisë ose… të shlyejë gjobën

Komisioni i Apelit pranë FSHF-së la në fuqi vendimin e marrë më 21 dhejtor të 2015 ndaj klubit të Skënderbeut për zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë.

12669517_979403828764005_3036136917951964954_nKlubi kishte apeluar vendimin, por Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm. Skënderbeu u dënua të zhvillojë dy ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve jo të hijshme të tifozerisë vendase në ndeshjen e fundit me Partizanin.

Në takimin e zhvilluar pak ditë më parë, ekipi luajti pa tifozë ndaj Laçit, ndërsa apeloi vendimi që tifozët të rikthehen në stadium në ndeshjen e 17 shkurtit ndaj Vllaznisë – për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Apeli nuk e ndryshoi vendimin dhe në ndeshjen ndaj Vllaznisë, Skënderbeu do të luaj pa tifozë. Por për klubin korçar ekziston edhe një mundësi tjetër, ajo e pagesës së dënimit. Në rregullore është parashikuar që nëse klubi ka shlyer gjysmën e dënimit, atëherë pjesa tjetër e dënimit mund të paguhet.

Shuma që Skënderbeu duhet të paguajë për rikthimin e tifozëve në ndeshjen e 17 shkurtit përllogaritet në 500 mijë lekë (ose 5 milionë lekë të vjetra).

Untitled-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"