Vendimi/ Shkrihet ekipi që militonte në Kategorinë e Dytë, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:44

Vendimi/ Shkrihet ekipi që militonte në Kategorinë e Dytë, ja arsyeja

FSHF-ja do të hedh sot në orën 11:00 shortin për Kategorinë e Dytë dhe në 27 ekipet që militojnë në këtë ligë, duhet të ishte edhe Vllaznia B.

Vllaznia B

E megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Klubi ka vendosur që shkrijë si ekip, pasi prioritet këtë edicion do t’i japë Vllaznisë U-21. Për herë të parë do të ketë kampionat për këtë grupmoshë dhe drejtuesit kuqeblu, do ta kenë fokusin pikërisht aty.

Në këtë skuadër do të kenë mundësi që të aktivizohen ata lojtarë që nuk do të kenë hapësirë Vllaznia A, e drejtuar prej Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"