“Vendimi për ndeshjen Bylis-Tirana do të merret pas datës 22 korrik”, kryetari i Komisionit të Etikës: Për hetim penal…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 16:49

“Vendimi për ndeshjen Bylis-Tirana do të merret pas datës 22 korrik”, kryetari i Komisionit të Etikës: Për hetim penal…

Kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka deklaroi se seanca e radhës në lidhje me hetimin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana 2-1 do të zhvillohet në datën 22 korrik, ora 14:00.
109688982_736674347092515_1293770140751979525_n
Pas seancës së sotme, ku dëshmuan përfaqësuesit e klubit bardheblu, Braka shtoi se seanca u zhvillua normalisht dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas datës 22 korrik. Ai shtoi se nuk ka informacione nëse dhe sa është shumë e vendosur për ndeshjen Bylis-Tirana.

“Ballafaqimi i Tiranës – Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht.

Hetimi – Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi.

Data e vendimit – Nuk mnd ta them. Ky është një vendim kolegjial. Komisioni do të vazhdojë punën normalisht. Nuk mund ta them unë se kur do të merret vendimi.

Kërkesë në prokurori – Jemi në fazën që po bëjmë një hetim administrativ, nëse komisioni vendos që do të ndiqet penalisht, do kërkohet dhe ndjekje penale. Po të flasim për prova, e kemi paragjykuar çështjen. Në fund të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

Informacioni i UEFA-s për ndeshjen – UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFA-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s

Dyshime për shuma të luajtuta në baste – Nuk ka të dhëna për shumën e vendosur në baste. Ka një informacion nga UEFA që diçka nuk shkon, por nuk mund të flasim tani se çfarë ka ndodhur”, deklaroi kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"