Vendimi për mbylljen e pikave të basteve, ish-sulmuesi i njohur korçar: Në janar do vëmë bast ku vete miza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 21:04

Vendimi për mbylljen e pikave të basteve, ish-sulmuesi i njohur korçar: Në janar do vëmë bast ku vete miza

Pas vendimit të kryeministrit Rama për mbylljen e basteve sportive dhe kazinove pranë qendrave të banuara dhe shkollave, nuk kanë munguar reagimet e shumta. Ish-sulmuesi korçar Marius Ngjela, ka ironizuar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke shkruar se në janar ai do të marr 2 feta bukë dhe do të vendosë bast ku vete miza.

Ngjela Partizani

35-vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellën e shumë skuadrave me emër në futbollin shqiptar Skënderbeut, Partizanit, Flamurtarit, Besës. Para 2 sezonesh, Ngjela e mbylli karrierën te skuadra e Devollit në Kategorinë e Dytë.

Ngjela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"