Vendimi për homoseksualët, Katari me deklaratë zyrtare: Në Botëror do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 13:54

Vendimi për homoseksualët, Katari me deklaratë zyrtare: Në Botëror do të…

Duke u përballur me polemikat mbi të drejtat e njeriut, komiteti organizativ i Botërorit “KATAR 2022”, përmes drejtorit të tij ekzekutiv Naser Al-Khater, është i hapur për homoseksualët në Kupën e ardhshme të Botës.

NASER AL-KHATER

“Josh Kavalo do të jetë i mirëpritur në Katar, askush nuk është i pasigurt prej nesh, por shfaqjet publike të dashurisë, duhen të evitohen. Është i vetmi tregues për t’u respektuar, përndryshe secili mund të jetojë jetën e tij”, ishin fjalët e Naser Al-Khater. Përgjigja erdhi drejtpërdrejt për futbollistin australian, i cili doli muajin e kaluar duke shtuar se ai do të “kishte frikë të shkonte të luante” Kupën e parë të Botës në një vend arab, ku homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje.

Ditët e fundit, shoqata britanike “Kick It Out” kishte akuzuar “BeIn Sport”, median televizive të Katarit, për nxitjen e homofobisë për ftesën e futbollistëve myslimanë të Premier Ligës për të bojkotuar nismën e ngjyrave të “ylberit” pasi homoseksualiteti është “i papajtueshëm” me Islamin.

Al-Khater, i intervistuar nga “CNN” dhe “Independent”, foli për situatën e të drejtave në kuadër të Kupës së Botës së ardhshme, duke shtuar se “homoseksualët mund të vijnë në Katar si çdo tifoz tjetër dhe ata mund të sillen si çdo person tjetër. Ajo që them unë, thjesht është se nga pikëpamja e perceptimit në publik, e jona është një shoqëri konservatore”.

Sipas ligjit, homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje, por shoqatat e të drejtave të njeriut theksojnë se nuk ka prova për dënime me vdekje të kryera për këtë arsye.

Martesat e homoseksualëve, bashkimet civile dhe propaganda janë të ndaluara në çdo rast. “Ne e dimë se Kupa e Botës është një fazë e mundshme për protesta për këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar”, përfundoi Al-Khater.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"