Vendimi/ Miratohet leja e ndërtimit për zyrat luksoze të FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 21:14

Vendimi/ Miratohet leja e ndërtimit për zyrat luksoze të FSHF-së

Federata Shqiptare e Fubtollit do të ketë së shpejti zyra të reja. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar dje lejen për ndërtimin e zuyrave të reja që do të jenë në ish-kompleksin Dinamo. Vlera e investimit që parashikon edhe disa fusha stërvitore afër zyrave shkon afërsisht rreth 3 milionë euro. Ja vendimi i djeshëm i KKT-së

  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rikonstruksioni i Fushave të Futbollit, ndërtimi i Tribunës dhe godinës së ambjenteve ndihmëse”, me subjekt zhvillues Federatën Shqiptare të Futbollit.

projekti i federates

Projekti

Parku Olimpik, i prezantuar rreth dy vite më parë si pjesë e ish-kompleksit “Dinamo”, është vendi ku do të pozicionohet selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit. Bashkia e Tiranës po përgatitet edhe zyrtarisht t’a kalojë në duart e FSHF-së pjesën e godinës së këtij kompleksi, prej vitesh e rrënuar dhe pa identitet. Të pakta janë të dhënat në këtë fazë fillestare për mënyrën sesi do të shpërndahen hapësirat, megjithatë bëhet fjalë për një lloj “Coverciano”-je shqiptare, një kompleks i ri kryesisht për futbollin.

zyrat fshf

Veç godinës moderne, e cila do të dizenjohet nga e njëjta kompani arkitekturore që ka bërë projektin e stadiumit “Loro Boriçi”, me arkitekt Peter Uilson, në këtë sipërfaqe mbi 50 mijë metra katrorë do të ketë disa fusha futbolli, basketbolli, tenisi, pistë atletike olimpike dhe pishinë olimpike. Bëhet fjalë për një projekt prej disa miliona eurosh, që do të vihet në jetë për një afat që nuk do t’i kalojë dy vitet. Ndërkohë, FSHF do të ketë edhe afro 4 mijë metër ksatrorë zyra në ambjentet e stadiuimit të ri në kryeqytet, “Arena Kombëtare”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"