Vendimi i rrallë, kompania e basteve paguan klientët që luajtën fitoren e Barçës dhe golin e Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 22:52

Vendimi i rrallë, kompania e basteve paguan klientët që luajtën fitoren e Barçës dhe golin e Mesit

Kompania e basteve “Betfair”, duke parë edhe golin e rregullt që nuk iu akordua argjentinasit Leo Mesi, në sfidën ndaj Valencias, ka marrë një vendim që do t’i gëzojë të gjithë klientët e saj.

goli mesit

Kompania ka vendosur që të paguajë të gjithë klientët që kishin vënë si bast, fitoren e Barcelonës, si edhe që golashënuesi i parë i takimit, do të ishte pikërisht Mesi. Gjithashtu, në shenjë vullneti të mirë, kompania ka paguar edhe lojtarët që kishin vënë bast për golashënuesin e parë, Rodrigon apo Valencian, duke kënaqur kështu të gjitha palët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"