Vendimi i papritur i klubit shqiptar, tërhiqet nga gara një ditë para fillimit të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 23:47

Vendimi i papritur i klubit shqiptar, tërhiqet nga gara një ditë para fillimit të kampionatit

Kur të gjithë prisnin që Spartaku të zbriste sot në fushë dhe niste sezonin 2020-2021, një vendim i beftë vjen: Klubi është tërhequr nga gara.

Spartaku

Drejtuesit kanë njoftuar FSHF-në se nuk kanë financat për të përballuar mbajtjen e ekipit dhe ndaj zgjodhën këtë rrugë. Është vetë administratori Artan Vangjeli që e konfirmon për gazetën këtë lajm, teksa thotë:

“Njëri nga sponsorët u tërhoq dhe tjetri nuk investoi, ndaj nuk e mbanim dot ekipin. Na vjen keq, pasi kishim dy muaj që përgatiteshim intensivisht”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"