Vendimi i FIFA-s për Çinarin, Partizani del me komunikatë zyrtare: Kërkesa e klubit është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:54

Vendimi i FIFA-s për Çinarin, Partizani del me komunikatë zyrtare: Kërkesa e klubit është…

Partizani nëpërmjet një komunikate zyrtare të bërë, konfirmuan se është ezauruar dënimi i futbollistit Erald Çinarit.

cinari

Pas lajmit ekskluziv të “Panorama Sport”, menjëherë reagoi edhe klubi i Partizanit, duke konfirmuar gjithçka për Çinarin. Klubi i kuq njofton se FIFA ka miratuar kërkesën e klubit, për aktivizimin e Çinarit, i cili tashmë mund të luajë me skuadrën e Dajës.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.

vendimi per cinarin, faksimile

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"