Vendimi drastik i UEFA-s, keqardhje në Fier. Apolonia nuk mund të luajë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:55

Vendimi drastik i UEFA-s, keqardhje në Fier. Apolonia nuk mund të luajë në…

Apolonia U-19 po përgatitej për pjesëmarrjen në Youth Champions, madje njohën dhe kundërshtarin, ekipin Gior të Hungarisë.

apolonia u-19.

Por, për shkak të situatës së pandemisë, UEFA ka marrë vendimin zyrtar për ta anuluar Ligën e Kampioneve për të rinj. Trajneri i Apolonisë, Bledar Borova, jep prononcimin e tij në lidhje me këtë vendim. “Na vjen keq, sepse po përgatiteshim për të përfaqësuar denjësisht Apoloninë dhe Shqipërinë në këtë kompeticion.

Djemtë e shihnin jo vetëm si eveniment, por edhe përgjegjësi. Gjithsesi, situata e ngarkuar nga pandemia e çoi UEFA-n në këtë vendim. Kishte probleme në organizim, sepse shumë shtete po izolohen, duke mbyllur kufijtë. Jemi të detyruar ta pranojmë këtë vendim, sepse shëndeti dhe njeriu janë parësor”, u shpreh trajneri i Apolonisë U-19, Bledar Borova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"