Vendimi befasues, Barcelona blindon futbollistin që i zhgënjeu të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 11:26

Vendimi befasues, Barcelona blindon futbollistin që i zhgënjeu të gjithë

Antuan Grizman nuk ka shkëlqyer në aventurën e tij me Barcelonën dhe nuk i ka kënaqur pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve. Megjithatë, nëse ka një lojtar që nuk do të preket nga katalanasit dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty, është pikërisht francezi.

grizman

Në javët e fundit ka patur disa tentativa nga skuadra të ndryshme si PSG-ja dhe Çelsi për të transferuar sulmuesin francez, por përgjigjja e Barcelonës dhe e vetë lojtarit ka qenë negative. Ai as nuk e çon ndërmend një largim të mundshëm, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë.

Klubi gjithashtu e konsideron një investim shumë të vlefshëm për të ardhmen dhe nuk mund ta largojë pas një sezoni, i cili nuk ka qenë dhe aq negativ sa thuhet në media. Skuadra e Çelsit kërkoi që ta përfshinte në një shkëmbim të mundshëm me Kantenë, i cili është bërë çështje për shkak të frikës nga Koronavirusi.

grizman

PSGja e ka lakuar emrin e tij si lojtarin e vetëm nga Barcelona për të cilin mund ta lehtësonte rikthimin e Nejmarit. Interi gjithashtu e donte francezin për të lënë të lirë Lautaron dhe Njukasëlli bëri tentativë disa javë më parë. Problemi është se Grizman nuk do të braktisë katalanasit dhe këta të fundit thonë vazhdimisht se emri i tij është jashtë merkatos.

I MOTIVUAR- Burime pranë klubit të Barcelonës bëjnë me dije se ai është rikthyer në stërvitje më mirë nga sa u largua… Është kujdesur në maksimum për trupin e tij dhe këto dy javë i ka mahnitur të gjithë trajnerët për mënyrën si po përkushtohet dhe si po stërvitet. Hijet e Nejmarit dhe Lautaros po fluturojnë mbi kokën e tij dhe Grizman e di që duhet ta meritojë fanellën dhe besimin që i kanë dhënë drejtuesit.

mesi grizmann

Kërkon të tregojë se është ende një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai shkoi te Barcelona për të fituar Championsin dhe për t’u bërë lider i skuadrës, misione që kanë mbetur të dyja përgjysmë. Në këtë sezon ai ka luajtur 37 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Është i vetmi lojtar që ka shënuar në të gjitha kompeticionet. Nëse për të tjerët ka debat për largimin, për të debati është i mbyllur…

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"