VENDIMET/ I quajti “kamikazë” pas Kukësit, Duro e pëson nga Komisioni i Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 23:09

VENDIMET/ I quajti “kamikazë” pas Kukësit, Duro e pëson nga Komisioni i Disiplinës

Ditën e sotme, FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës, në lidhje me parregullsitë në futbollin shqiptar javën e kaluar. Bie në sy nisja e procedimit disiplinor ndaj Shpëtim Duros, për deklaratat e tij të ashpra në drejtim të arbitrave, pas ndeshjes me Kukësin, ku i quajti dhe “kamikazë”.

Duro-470x283

VENDIMET

KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF “Burreli ”, Akil Jakupi , për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes,në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF ”Shkumbini”, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"