Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Paralajmërohet Laçi dhe Flamurtari, klubi i Kategorisë së Dytë e humb ndeshjen në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 12:48

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Paralajmërohet Laçi dhe Flamurtari, klubi i Kategorisë së Dytë e humb ndeshjen në tavolinë

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar ditën e sotme të gjitha vendimet në lidhje me parregullsitë në javën e shkuar. Kështu Laçi dhe Flamurtari kanë marrë paralajmërim. Kurbinasit për mos plotësimin e kushteve sanitare, ndërsa vlonjatët për sjelljen e gabuar të tifozëve.

flamurtari skenderbeu

Ndërkohë që Këlcyra e ka humbur ndeshjen ndaj Tepelenës në tavolinë me rezultatin 3-0 për shkak të dështimin në organizimin e sfidës.

disiplina_1dhjetor

VENDIMET:

  1. KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.
  2. FC “Flamurtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes se gabuar te tifozerisë, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.
  3. Zyrtari i KF “Erzeni”, Denis Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke ofenduar me fjalë fyese, në bazë të nenit 22 dhe 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshe pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  4. Zyrtari i KF “Erzeni”, Gentian Stojku, paralajmërohet se në rast përsëritje të deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.
  5. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër « Tomorri », në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  6. Lojtari i FC “Klosi”, Arjan Lleshaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF “Këlcyra”, për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Tepelena”, në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
  8. Zyrtari i “Akademia AAS” U-19, Malvin Mercovi,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  9. Zyrtari i “Akademia AAS” U-19, Elis Dervishi,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  10. KF “Elbasani U-17, paralajmërohet në rast përsëritje të vonesave ne përmbushjen e përgjegjesive për zhvillimin e një ndeshje, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.
  11. Zyrtari i KF “Elbasani” U-17, Shkelqim Lleshanaku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  12. Zyrtari i KF “Elbasani” U-17, Klajdi Hodaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  13. Lojtari i FC “Flamurtari” U-17, Leonard Gockaj,për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17, Lizert Lico,për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Korabi”, Dorjan Bubeqi, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.
  16. Pranimin e kërkesës së Emiljano Cela. Në bazë të nenit 63/1.a të KDS, detyrohet “KF Korabi” të ekzekutojë vendimin Nr.10 datë 23.09.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga dita e nesërme e shpalljes së ketij vendimit. Paralajmërohet “KF Korabi”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"