Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ E pëson Tirana, Idrizi dhe Alhasan pezullohen me 2 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 15:52

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ E pëson Tirana, Idrizi dhe Alhasan pezullohen me 2 ndeshje

Komsioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme edhe vendimet në lidhje me ngjarjet që ndodhën në javën e fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

disiplina_5_tetor

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe bie në sy numri i vogël i dënimeve në Kategorinë Superiore. Të vetmit që e pësojnë janë dy mbrojtësit Bujar Idrizi i Kukësit dhe Alhasan i Teutës të cilët u ndëshkuan me karton të kuq, për përplasjen me njëri-tjetrin. Ndërkohë Tirana në Kategorinë e Parë është dënuar me një ndeshje.

Tirana

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  2. Lojtari i KF “Teuta”, Masaduhu Alhasan, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF “Kukesi”,Bujar Idrizi , për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. KF “Kukesi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  5. KF “Besa”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në ndeshjen e ardhshme.
  7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC “Term” U-19, Armand Gapi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Armand Gapi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  8. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” femra , si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.
  9. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” U-19 ,për dëmshperblimin ndaj KF “Butrinti” U-19,si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"